“Rritja e ekonomike” dhe papunësia në Kosovë
Problem ende pa zgjidhje është papunësia, njëri nga afektuesit më negativ në Kosovë, si dhe shkaktarë i vetëm i varfërisë së skajshme. Ky indikator tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar (të pa angazhuar) në proceset ekonomike të vendit. Rinia në Kosovë është njëri nga shqetësimet serioze. Rreth 40 për qind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 18 vjeç, kurse 55 për qind e popullsisë është në mes 18-64 vjeç. Çdo ditë e më shumë po rritet papunësia, po ashtu dhe shanset për një rikuperim të shpejtë të tregut të punës vlerësohen si të pamundura.
Ministria e Arsimit flet për cilësinë në arsim, e cilësi nuk ka! Nga kjo situatë më së shumti po pësojnë të rinjtë, pasi edhe pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë vend të lirë të punës. Rritja e standardeve arsimore mund t’i japin popullsisë një diversitet më të madh të aftësive primare. Arsimi është parë si një përcaktues i rëndësishëm i mirëqenies. Të rinjtë e sotëm do të jenë energjia e së nesërmes në zhvillimin e vendit. Një problem tepër shqetësues në vend po bëhet edhe emigrimi i “trurit” qytetarëve të kualifikuar nga Kosova për në vendet e Evropës perëndimore. Largimi i të diplomuarve me tituj nga Kosova tashme është bërë i ditur dhe është parë me syrin shqetësues. Ky fenomen po pëson rritje nga viti në vit. Në shumicën e rasteve këta njerëz që migrojnë nuk punojnë në profesionin e tyre, por bëjnë punë të rëndomtë, vetëm për të pasur një të ardhme larg Kosovës dhe një rrogë të mirë për të përballuar jetesën.
Ndonëse Qeveria e Kosovës përmbylli vitin 2011 me rritje ekonomike prej 5.3 për qind, me shtim të numrit të bizneseve dhe rritje të investimeve. Pse atëherë nuk zvogëlohet numri i lartë i papunësisë dhe varfërisë në vend?! Ku dihet se shkalla e papunësisë në vend mbetet 45 për qind, ndërsa rreth 40 për qind e kosovarëve jetojnë në kufirin e varfërisë dhe 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Pra, në Kosovë rritja ekonomike ka krijuar parakushte për pushtetarët për të vjedhur më shumë mallra dhe të mirat materiale (djersën e qytetarit).
Papunësia është “sëmundje e rëndë” makroekonomike në vend. Ajo është shkaktar i zhvlerësimit të kapitalit human, zvogëlon buxhetin e shtetit, kur rritet papunësia bie GDP-ja problem që po shihen dhe përjetohen, andaj populli i Kosovës aktual është në gjendje skamje dhe varfërie të papërballueshme! Sipas konstatimit të Bankës Botërore, Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Fajtor kryesor për këtë gjendje të mjerë është Qeveria e Kosovës.
Kosova po vazhdon të përballet me shqetësimet kryesore të qytetarëve të saj, që janë papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Rritja ekonomike duhet ti prijë zhvillimi i hovshëm dhe të qëndrueshëm, ajo mund të rritet me politikat e suksesshëm të qeverisë.
Në realitet, rritja ekonomike ndihmon në uljen e papunësisë, duke krijuar vende pune. Kjo është e rëndësishme për shkak se papunësia është një burim kryesor i problemeve sociale të tilla si rritja e dukurive negative si kriminaliteti në shkallë të vendit, korrupsioni dhe izolimi. Megjithatë, pavarësisht nga rritja e shpejtë e rritjes ekonomike që po ndodh në Kosovë, zonat e papunësisë së lartë në vend mbeten qytetet tjera përveç kryeqytetit që është më lehtë për të gjetur punë, andaj qytetet tjera aktualisht po ndjekin nivele të larta të papunësisë strukturore. Ky lloj i papunësisë nuk mund të reduktohet nga rritja ekonomike.
Institucionet gjegjëse në Kosovë duhet të marrin masa kundër papunësisë, duke inkuadruar mekanizma në politika aktive të tregut të punës (trajnime, subvencione) si dhe politika pasive në tregun e punës duke i ndihmuar ata me benificione për të papunët (varësisht nga nevoja e tyre).
Në kohet e fundit jemi dëshmitar të shumë protestave në mbarë botën, shumë të rinj nga të gjitha vendet e BE-së protestojnë për të paraqitur simbolikën e tyre kundër krizës ekonomike dhe papunësisë, ku niveli i papunësisë në BE llogaritet shumë herë më i vogël në qindtë krahasim me Kosovën, ku edhe Kosova po synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Tek ne, të rinjtë ndonëse po frikësohen t’i kërkojnë drejtat e tyre, e vetmja e drejt që duhet të kërkojmë është e drejta e barazisë për të gjithë ne, si në shkollë, në punësim dhe në jetë. Frika e vetme është të mos biem në shënjestër nga qeveritarët tanë, së vështirë është të gjesh punë pastaj!
Një këshillë e imja është të mos i veçojmë njerëzit në bazë të përkatësisë politike (militantë), por t’i vlerësojmë në bazë të dijës dhe meritave që kanë!
(Autori është Drejtor i organizatës joqeveritare “Yellow”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin