Rezultatet e regjistruara nga Enti Shtetëror i Statistikave kanë treguar se në periudhën janar-nëntor 2022 ka pasur një rritje të numrit të turistëve që e kanë vizituar shtetin. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 shifrat tregojnë se në 2022-shin numri i turistëve është rritur për 38.8%, nga të cilët 6.2% janë turistë vendas, ndërsa 84.5% turistë të huaj që janë kthyer në vend. Duke e krahasuar periudhën e njëjtë nga janari deri në nëntor 2021 me atë të vitit 2022 rritje prej 23.3% ka pasur edhe në numrin e turistëve që edhe natën e kanë kaluar në Maqedoninë e Veriut, ku 3.9% e tyre kanë qenë turistë vendas dhe 72.2% turistë të huaj. “Në nëntor 2022 janë regjistruar 56.886 turistë prej të cilëve 36.2% janë turistë vendas dhe 63.8% turistë të huaj. Shifrat tregojnë gjithashtu se në nëntor 2022 në Maqedoninë e Veriut natën e kanë kaluar 124.969 turistë, prej të cilëve 40.6% kanë qenë turistë vendas ndërsa 59.4% turistë të huaj”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.
Naum Marinovski ish-profesor në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelierisë ka thënë për media se shifrat e turistëve që e kanë vizituar vendin tonë janë vërtet pozitive. “Rritje është pritur, por ajo që nuk besoj është se pritej që rritja të ishte kaq e madhe. Besoj se kontribut për rritjen e shifrave kanë edhe vizitat nga vendet që deri më tani nuk janë parë në numër kaq të konsiderueshëm. Përveç vizitorëve të rregullt dhe mysafirëve nga vendet fqinje ku edhe ka rritje, shifrat janë rritur edhe nga turistët e vendeve që deri tani nuk kanë qenë edhe aq të theksuara. Edhe pse kjo rritje e konsiderueshme nuk vjen veçanërisht nga një vend por nga disa vende, gjithë kjo kontribuon në rritjen e numrit të përgjithshëm të mysafirëve”, theksoi Marinovski.
Sipas tij, me rëndësi të veçantë është që edhe në periudhën e ardhshme të vazhdohet me stimulimin e sektorit të turizmit, në mënyrë që të ruhen vizitorët si dhe të rriten shifrat. “Ka formula të qarta të cilat kontribuojnë në rritjen e numrit të vizitorëve mes të cilave është edhe stimulimi për zhvillimin e industrisë së hotelerisë, mbështetja për agjencitë turistike, si dhe për gjithë aktorët në sektorin e turizmit. Pjesë e tyre sigurisht që është edhe mbështetja e transportit ajror i cili në ditët e sotshme është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, dhe thjesht të gjitha format e mbështetjes. Duhet që përparimi të shihet në inovacionin i cili kontribuon në zhvillimin e industrisë së turizmit”, u shpreh ai.
Shifrat që ESHS i bëri publike tregojnë se në muajin e fundit më së shumti turistë ka pasur nga Turqia, nga ku gjithsej na kanë vizituar 6.324 persona. Më pas vjen Serbia prej ku kanë ardhur 3.928 vizitorë, pas saj janë fqinjët jugorë nga ku kanë ardhur 2.825 turistë, ndërsa numri më i vogël i vizitorëve është regjistruar nga Shqipëria me 2.459 vizitorë. Numër më të vogël në listë kanë vizitorët nga Bullgaria me 1.866 turistë. Përveç Turqisë nga e cila kanë ardhur më shumë vizitorë, shtet tjetër që ka kryesuar me vizitorë në 2022 është Polonia. Analizat kanë treguar se në tre tremujorët e parë të vitit 2022 fluksi valutor nga qarkullimi i turizmit ka arritur në 376 milionë dollarë e që është 25% më shumë se gjatë vitit 2019. Ajo që autoritetet po e presin nga xhiroja turistike është që mbylljen e këtij viti ta bëjnë me 430 milionë dollarë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht