Rritet numri i rasteve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit në Gjykatën Themelore të Gjakovës

Ndërmjetësimi po rezulton të jetë një alternativë efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, në Gjykatën Themelore të Gjakovës janë referuar gjithsej 28 lëndë në ndërmjetësim, prej të cilave 20 janë përmbyllur me marrëveshje mes palëve.
Ky numër përfaqëson një shkallë të lartë suksesi dhe tregon rritjen e besimit në mënyrën e zgjidhjeve të mosmarrëveshjev pëmes ndërmjetësimit, mundësi kjo e cila ofron një qasje më të shpejtë, më pak formale dhe më ekonomike krahasuar me procesin gjyqësor.
Marrëveshjet e arritura përmes ndërmjetësimit kanë fuqi të njëjtë ligjore si një vendim gjyqësor dhe mund të zbatohen me të njëjtën autoritet.
Autoritetet gjyqësore inkurajojnë qytetarët që janë të përfshirë në procese gjyqësore të pyesin për mundësinë e ndërmjetësimit pranë gjykatave, duke theksuar se shpesh një bisedë e udhëhequr mirë mund të sjellë një zgjidhje më të shpejtë dhe më të kënaqshme për të dyja palët të cilat janë të përfshira në procesin e ndërmjetësimit.














































