LAJMI I FUNDIT:

Rritet kërkesa botërore për ar

Rritet kërkesa botërore për ar

Kërkesa botërore për arin është rritur me 1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2018.

Sipas Këshillit Botëror të Arit, kërkesa botërore është më e lartë për 6.2 ton më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke mbëritur në shifrat prej 964.3 ton.


“Kërkesa për shufra dhe monedha është rritur me 28 për qind duke kapur shifrat prej 298.1 ton, pasi investitorët përfituan nga çmimi i ulët i arit duke kërkuar strehim nga dobësia e valuttave dhe tregut të luhatshëm”, thotë Këshilli Botëror i Arit.

Kina, që është tregu më i madh në botë i shufrave dhe monedhave dhe regjistroi 25 për qind rritje të kërkesës nga viti i kaluar.

Për sa i përket kërkesës për gurët e çmuar, kërkesa është rritur me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 535.7 ton, ndërkohë që rritja e kërkesës në Indi dhe Kinë tejkaloi kërkesën e dobët në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/