LAJMI I FUNDIT:

Rritet dukshëm numri i bizneseve dhe restoranteve që nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia

Rritet dukshëm numri i bizneseve dhe restoranteve që nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia

Janë 13 pika të shitjes me pakicë në Kosovë dhe shtatë lokale të restoranteve që nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia.

Kështu thuhet në njoftimin e grupit “Mos bli prodhime serbe” që drejton fushatën “Besa, Besë”.

“Janë 13 pika të shitjes me pakicë me zero produkte serbe në Kosovë, ndërsa një pikë në Shqipëri. Po ashtu, janë 7 restorante që nuk e ofrojnë prodhime nga Serbia”, thuhet në njoftimin e grupit.


Sipas afaristit Burim Piraj, kjo kampanjë ka ngritur vetëdijen e qytetarëve.

“Kjo është pasqyra e vetëdijesimit të popullit tonë! Zoti ju bekoftë!”, shkruan Piraj në përshkrimin e publikimit.

Po ashtu, aty thuhet se para nisjes së kësaj kampanje, më 24 shtator 2022, kishte ekzistuar vetëm një pikë që nuk kishte ofruar prodhime me origjinë nga Serbia.

“Besa, Besë” mori hov pas barrikadave të vendosura në komunat veriore të Kosovës. Aktive në rrjetin social Facebook, kjo iniciativë tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë bizneseve, që kanë larguar produktet serbe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori