LAJMI I FUNDIT:

Rriten pensionet në Shqipëri nga 1 tetori

Rriten pensionet në Shqipëri nga 1 tetori

Mbi 767 pensionistë duke nisur nga data 1 tetor do të marrin më shumë të ardhura në pagesën mujore.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i drejtuar nga Ministri i Financave, Ervin Mete, miratuan vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8,6%.

Këshilli miratoi vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.


Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%.

Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje.

Nga kjo masë do të përfitojnë 2.499 persona, në shkallë vendi.

Pensioni mesatar do të rritet në 18.794 lekë në muaj nga 17.306 lekë që është aktualisht.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3,2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12,1 miliardë lekë./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori