Nga 24 korrik, kur policia krijoi task-forcën për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, është rritur numri i dënimeve të shqiptuara, por aksidentet nuk janë zvogëluar.
Nga 1400 tiketa sa Policia kishte shqiptuar përafërsisht gjatë një dite para datës 24 korrik, Policia e Kosovës pas kësaj date kur është krijuar task-forca ka shqiptuar 300-400 tiketa më shumë.
Përgjatë kësaj periudhe dy javore, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, derisa kanë ndodhur rreth 300 aksidente me të lënduar.
Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se duhet pritur ende që ky plan i parandalimit të aksidenteve rrugore të japë rezultate konkrete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë për Radion Evropa e Lirë se referuar statistikave për muajin korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, janë dy persona më pak të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore.
“Vlerësohet se angazhimet intensive të kapaciteteve policore për një siguri më ta madhe në rrugë kanë ndikuar edhe në rritjen edhe të numrit të tiketave të shqiptuara për kundërvajtje të ndryshme në trafik dhe natyrisht task-forca ka gati dy javë që ka filluar të implementohet dhe presim që në një periudhë optimale të kemi edhe efektet e para në terren”, tha Hoxha.
Task-forca e Policisë së Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ndikuar që Klinika Emergjente në QKUK të ketë pasur më pak punë fundjavën që lamë pas. Kështu thotë drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Basri Lenjani.
“Me siguri ose kanë filluar dënimet, kemi më pak (të lënduar), sidomos sot deri në drekë nuk kemi të konfirmuar asnjë aksident, se zakonisht dita e hënë dhe e premte ka më shumti aksidente të shkaktuara”, thotë Lenjani.
Lenjani i tha Radios Evropa e Lirë se në tre muajit e fundit në këtë klinikë janë regjistruar nëntë vdekje nga aksidentet, mirëpo sipas tij, task-forca e krijuar nga Policia ka ndikuar që numri i të lënduarve të bie.
“Qershor, korrik dhe gusht kanë kërkuar ndihmë 1250 të lënduar, ndërsa i përket vikendit, kemi 36 raste të cilët kanë kërkuar shërbime emergjente mjekësore. Zakonisht numri sillet prej 12 deri 24 të lënduar në aksidente brenda 24 orëve”, thekson Lenjani.
Mirëpo, shoferët që janë shumicën e kohës në trafik, nuk vërejnë ndonjë ndryshim të madh që prej kohës kur ka filluar implementimi i task-forcës. Njëri nga ta i cili nuk ka dashur që t’i bëhet publik identiteti, ka thënë se vetëm me shqiptim të gjobave, nuk mund të vetëdijësohen shoferët.
“Kurrfarë ndryshimi nuk kam parë. Aty këtu ndonjë pikë me radar, nëpër qytet nuk ka patrullime. Tash para një ore i pash (Policinë), kishin dalë të restorant ‘Rugova’, por diçka shtesë nuk kam parë”, thotë ky shofer.
Edhe në 4-mujorin e parë të këtij viti, u shënuan shumë aksidentet me fatalitet, ku 29 persona humbën jetën.
Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas këtyre masave shtrënguese. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri