Gemma dhe Lewis Raënsley nga Hebden Bridge në West Yorkshire, kanë vendosur t’i rrisin fëmijët e tyre pa asnjë kushtëzim të vetëm.

Fëmijët 13-vjeçar, deri te më i vogli që ka vetëm një vjet, nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë, kanë mësuar shkrim dhe lexim nga prindërit e tyre, ndërsa vizitohen kohë pas kohe nga ekipet për mirëqenien e të miturve, transmeton Telegrafi.


Rrisin foto 2 Familja që rritë fëmijët në formë të pazakontë

“Kur është moti i mirë, qëndrojmë përjashta, ndërsa kur nisë shiu hyjmë brenda. Ata bëjnë krejtësisht çfarë duan, pse t’i ndalojmë”, ka thënë Gemma për mënyrën e jetës.

Ata kanë tatuazhe të përhershme, kanë lyer flokët, luajnë me mjete të forta si sëpata, vendosin vet kur duan të flenë si dhe përdorin fjalë të ndyta.

Rrisin foto 3 Të vegjlit nuk duan të shkojnë në shkollë

“I kemi edukuar mirë, janë mjaft të sjellshëm, megjithëse dallojnë shumë nga nxënësit e rregullt” ka shtuar e ëma, krenare me sistemin e pazakontë të rritjes së fëmijëve.

Kjo formë nuk është konsideruar normale, meqë shkollimi fillor është i obligueshëm dhe nevojitet vijimi i rregullt i mësimit. /Telegrafi/