Seanca ndaj Xhavit Halitit i akuzuar për sulm ndaj Arben Gashit, deputetit të LDK-së, u përcoll me disa kërkesa ndaj të akuzuarit nga gjykatësi Driton Berisha.
“Të lutem rri serioz, nuk ka asgja me kesh” – i thoshte gjykatësi në disa momente të akuzuarit, ish-deputetit nga radhët e PDK-së, Halitit.
Këtij të fundit i erdhi fort qesharake kur gjykatësi e pyeti “çka punon?”
“…Deputet” – u përgjigj shkurt ai.
Xhavit Haliti tha se me Arben Gashin nuk kishin pasur kurrfarë të keqe, e që babanë e tij e kishte pasur shok.
“Kurrfarë të keqe nuk kemi pasur, babanë e tij e kam pasur shok e jemi fqinj. I kemi fshatrat afër” – tha i akuzuari Haliti në seancë.
Ai shtoi se nuk kishte qenë diçka e planifikuar ajo që kishte ndodhur dhe nuk kishte pasur qëllim që ta godiste atë.
Në këtë seancë, në Gjykatën e Prishtinës, u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit edhe i dëmtuari në këtë rast, Arben Gashi.
Ai rrëfeu para gjykatës ngjarjen e 18 majit 2018, kur sipas prokurorisë ishte shtyer me krah dhe bërryl në gjoks nga i akuzuari Xhavit Haliti në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse nuk gaboj kemi qenë në pritje për të votuar për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Aty bëhet radhë gjatë procesit të votimit. Nënshkruhet secili deputet, merret një fletë e votimit, shkohet në kabinën e improvizuar dhe kthehet fleta në kuti. Unë kam qenë duke pritë në radhë për të nënshkruar”- rrëfu Gashi para gjykatës.
Tutje ai tha se Xhavit Haliti ishte përlasur në të në formë të shtyrjes dhe i kishte thënë “lëshoma rrugën”.
Për këtë rast ai tha se është çështje e Kuvendit dhe është dashur të trajtohet e të përfundojë brenda tij, kurse debatet me të akuzuarin gjithmonë i kishte pasur të natyrës procedurale në Kuvend.
Ai para gjykatës deklaroi se për ta vërtetuar qëllimin e Xhavit Halitit për këtë ngjarje, do ia linte gjykatës ta vërtetonte.
“Unë po e them ngjarjen, por qëllimin ia lë gjykatës ta vërtetojë” – tha Gashi.
Kurse, Xhavit Haliti për këtë rast i tha gjykatës se kishte pasur edhe raste tjera të përleshjeve ku vetë kishte qenë “viktimë” nga deputetët tjerë.
“Gani Geci më ka goditur boks në koridorin e Kuvendit në prezencë të deputetëve e të policëve. Kërkush s’ka ardh mem vet për atë punë, qysh ke puna” – tha ai para gjykatës.
Përveç dëgjimit të Gashit e Halitit, në seancë u paraqitën edhe pamje nga ngjarja në fjalë në Kuvend të seancës së 18 majit 2018.
Për këto, avokati Kujtim Kërveshi i cili mbron të akuzuarin Xhavit Haliti tha se janë pamje të montuara nga mediat, dhe të komentuara nga to duke propozuar që pamjet të silleshin origjinale dhe të pa edituara.
Ai propozoi që si dëshmitarë të thirren Ismet Krasniqi, ish Sekretar i Kuvendit në atë kohë, Mërgim Lushtaku e Bekim Haxhiu.
Të gjitha këto propozime gjykatësi Driton Berisha i pa si tentim që kanë qëllim zvarritjen e procesit gjyqësor, e këta persona nuk ishin relevant sipas tij.
Pas kësaj, Kërveshi tha se gjykatësi i rastit është duke paragjykuar çështjen, duke kërkuar përjashtimin e tij.
“Kërkoj përjashtimin tuaj gjyqtar, më shumë po kujdeseni ndaj parashkrimit të lëndës se sa barazisë së armëve” – tha avokati në seancë.
Alarmimin për parashkrimin e këtij rasti e kishte ngritur avokati i të dëmtuarit Arben Gashit, Ahmet Tahiri në seancën e 29 dhjetorit të vitit 2023.
“Dua të ngre një shqetësim, gjyqtar. Kjo çështje qëllimisht po zvarritet, kjo lëndë rrezikon të parashkruhet” – kishte thënë avokati Tahiri në seancë.
Çka thotë aktakuza për këtë rast?
Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurorja e shtetit Merita Shala- Muhaxhiri, më datën 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës Xhavit Haliti me dashje e kishte sulmuar deputetin Arben Gashi.
Aktakuza përshkruan se Haliti e kishte shtyrë me krah dhe bërryl – në gjoks Gashin, duke kryer kështu veprën penale sulmi.
Gjithnjë sipas dosjes, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend, i pandehuri tjetër Gani Dreshaj, me dashje e kishte kanosur deputetin Gashi.
Sipas përshkrimit, Dreshaj i kishte thënë Gashit “kom me ta prishë ftyrën” duke i shkaktuar këtij të fundit frikë dhe ankth, duke kryer kështu veprën penale kanosje.
Prokuroria përmes aktakuzës me urdhër ndëshkimor kishte kërkuar dënim me gjobë pa shqyrtim gjyqësor për të pandehurit.
Pranimi i kundërshtimit të ushtruar nga Xhavit Haliti ka shkaktuar mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor për të vendosur edhe njëherë për rastin në fjalë vetëm për të, por jo edhe për Dreshajn.
Ndjekja penale i ka kaluar prokurorit të shtetit Besnik Jakupit, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit