LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë turke në provincën Kayseri, humbin jetën dy pilotë

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë turke në provincën Kayseri, humbin jetën dy pilotë

Një aeroplan i ushtrisë turke që përdorej për stërvitjen e pilotëve të rinj, është rrëzuar në provincën qendrore Kayseri.

Nga rrëzimi i aeroplanit raportohet të kenë humbur jetën dy ushtarë, ka njoftuar ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për aeroplanin SF-260, i cili ishte ngritur në ajër nga baza ajrore në Kayseri me dy pilotë në bord që po kryenin stërvitje.

Rrëzimi ka ndodhur për arsye të panjohura deri më tani, është thënë nga ministria e Mbrojtjes.

Ekipet e shumta emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjetën dy pilotët e vdekur. /Telegrafi/