Sot në rajonin e Belgorodit në Rusi që kufizohet me Ukrainën, është rrëzuar një aeroplan i madh transportues ushtarak i tipit Il-76.

Aeroplani u rrëzua në qarkun Korochansky, raportojnë mediat ruse duke mos specifikuar shkakun e rrëzimit, transmeton Telegrafi.


Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e rrëzimit, që shfaq më pas një shpërthim tejet të fuqishëm.

Aeroplani Il-76  ka katër motor dhe shërben si aeroplan transportues, që është dizajnuar në epokën e Bashkimit Sovjetik dhe që deri më 1967 operoi si transportues mallrash, për t’u zëvendësuar më pas me Antonov An-12.

Brenda tij gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të burgosur, të cilët me gjasë ishin pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve. /Telegrafi/