Rrëzohet aeroplani ushtarak në Bolivi, të paktën 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan mallrash i forcave ajrore boliviane u rrëzua në qytetin perëndimor të El Altos.
Incidenti ndodhi ndërsa aeroplani po mbërrinte në aeroportin e El Altos nga qyteti i Santa Cruz, thanë zyrtarët e aviacionit.
Thuhet se ai rrëshqiti nga pista dhe goditi automjetet aty pranë.
Ministria e mbrojtjes më vonë konfirmoi se aeroplani saj C-130 Hercules ishte i përfshirë dhe se po transportonte kartëmonedha për në Bankën Qendrore të Bolivisë.
Në bordin e aeroplanit ndodheshin tetë persona, njoftoi komandanti i forcave ajrore.
Ministria e shëndetësisë e Bolivisë tha se 31 persona u lënduan në incident. Ajo gjithashtu lëshoi një apel urgjent për dhurime gjaku.
Aeroporti Ndërkombëtar i El Altos u mbyll përkohësisht pas rrëzimit dhe një hetim për incidentin është duke u zhvilluar. /Telegrafi/

















































