LAJMI I FUNDIT:

Rënia e kulmit të komunës, arkitekti: Fajtor është puna e keqe, pjesa e mbetur paraqet rrezik

Rënia e kulmit të komunës, arkitekti: Fajtor është puna e keqe, pjesa e mbetur paraqet rrezik

Më 18 janar të këtij viti, një pjesë e kulmit të ndërtesës së objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua. Për pasojë, një vajzë mori lëndime të rënda, ndërsa disa vetura u dëmtuan.

Visar Geci, arkitekt i angazhuar nga Komuna e Prishtinës për të hulumtuar mbi shkaqet e rrëzimit të kulimit, vlerëson se era që ka fryrë atë ditë në kryeqytet nuk ka qenë arsye e rrëzimit të kulimit, por puna e dobët e ndërtimit.

Për këtë ai thotë se duhet të kërkohet përgjegjësi në tre nivele.


Vazhdon të jetë në respirator vajza që u lëndua nga shembja e kulmit të komunës së re të Prishtinës
Lexo po ashtu Vazhdon të jetë në respirator vajza që u lëndua nga shembja e kulmit të komunës së re të Prishtinës

“Fajtorin fizik e kam gjetë, shkakun që u ardh deri te ajo, fajtori fizik është puna e keqe, puna pa punë. Fryma nuk është shkaku me u rrëzu kulimi, nuk është, arsyeja është se nuk është nderuar si duhet”, deklaron Geci për KallxoPernime.

“Në fakultet na kanë mësu, përgjegjësit duhet me ditë edhe anën ligjore, me përgjegjësitë e tua e me çka jo. Punëkryesi, ai që udhëheq punën dhe kush e bën pranimin teknik, ish kanë mirë me u marrë në pyetje për me ditë pse ka ardh deri te kjo punë”.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që një pjesë e kulmit të Komunës së Prishtinës rrëzohet.

“Në vitin 2016 ose 2017 e kemi pa që një pjesë kulimit të komunës është rrëzuar, e kam pa vetë me sy, nuk e di çfarë është sanuar, a është nderuar kulimi sipas projektit”.

Geci shton se pjesa e mbetur e kulimit duhet të hiqet urgjentisht pasi siç thotë, nëse nuk hiqet mund të rrezikohet jeta e ndonjë personi që kalon afër objektit.

“Në çdo moment me fry era sërish mund ta rrëzojë kulimin edhe shumë më lehtë, kjo pjesa këtu është e hapur dhe është shumë më i rrezikuar se herën e parë. Është e emergjente që të merren hapa, mund të rrezikohet jeta e njerëzve sërish”, thotë arkitekti.

“Duhet të hiqet me urgjent, disa janë hequr nga zjarrfikësit, por me fry era është rrezik. Rekomandimi është që të intervenohet”.

Sipas tij, druri që përdoret për ndërtim të kulimit duhet të përzgjidhet me kujdes.

“Unë i kam dyshimet e mija, a po i shihni gjurmët e betonit, kjo domethënë që ky dru më herët është përdorë për kallapim të betonit, para se me u përdorë këtu. Druri duhet me qenë i trajtuar edhe kur të bëhet për kulm duhet me pas kujdes, ky dru është bërllog, i përdorur më herët, e kanë marrë bërllokun kanë ndërtua kulm”.

“Mendimi im që ky kështu është ndërtuar prej fillimit me këtë dru, mua më brengos qysh brinaka nuk është ankeruar fare vetëm peshon me peshën e vetë. Unë i tutem sa kulimi në Prishtinë mund të jetë në këtë gjendje”, shprehet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori