LAJMI I FUNDIT:

A rrezikohet Shqipëria pas tërmetit në Mal të Zi? Sizmiologu: Lëkundjet u pasuan nga 35 pasgoditje

A rrezikohet Shqipëria pas tërmetit në Mal të Zi? Sizmiologu: Lëkundjet u pasuan nga 35 pasgoditje
Foto: Ilustrim

Sizmiologu Rrapo Ormëni, ka thënë se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vetëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos në Mal të Zi. Tërmete ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme. Ky tërmet është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Tërmeti është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.


Në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm tronditi Malin e Zi, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët. Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhur në orën 4:06 minuta u pasua nga tërmete të tjera nga 3.5 në 1.5 ballë.

Lëkundjet u ndjenë në disa shtete, Serbi, Bosnje, Kroaci dhe Shqipëri. Në Shqipëri lëkundjet u ndjenë më shumë në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) në Malin e Zi , përmes një konferencë për mediat në orën 08:30 ka bërë të ditur detaje nga lëkundjet e tërmetit në këtë shtet.

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviq, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Tomnanoviq tha se nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme të mëdha materiale.

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën katër e gjashtë minuta. ZHMS bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Tomanoviq tha se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Lajme
Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Siguri
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Drejtësi
Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Drejtësi
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori