LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston Katica Janevën

Policia arreston Katica Janevën

Shtëpia e kryeprokurores të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva është rrethuar nga policia e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga pamjet, shihet se si Katica Janeva shoqërohet me policë në veturën e policisë. Informacionet e para janë se ajo do të mbahet në mbikqyrje të policisë nga shtëpia e saj deri tek vendi i saj i punës, pra në zyrat e PSP-së.


Janeva ka qenë temë për tre javët e kaluara duke qenë e përmendur në aferën “Haraçi”, së bashku me afaristë, Bojan Jovanovskin- Boki 13, Zoran Milevski dhe të tjerë për keqpërdorim të detyrës dhe tregti me ndikim.

Kujtojmë se Janeva gjatë ditës së djeshme (20 gusht) ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike ku edhe ka dhënë dëshminë e saj për gjithë lidhjen e saj me të lartpërmendurit në këtë aferë.

13:41 – Përditësim: Me prezencën e saj, policia dhe hetuesia bën bastisje të zyrës së saj brenda objektit të PSP-së

Prokuroria Themelore Publike për në ora 14:00 ka thirrë gazetarët për konferencë për shtyp.

Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën, dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën, dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”

14:20 – Përditësim: Joveski nga Prokuroria Themelore Publike tha se pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale është arritur tek dyshimet se Katica Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rastin “Haraçi”, duke përfituar para në shuma të mëdha. /Telegrafi/

Lexo gjitha lajmet për aferën “Haraçi”
Lexo po ashtu Lexo gjitha lajmet për aferën “Haraçi”