Nga: Dush Gashi (shkrim i publikuar në revistën “Danas” të Kroacisë, me titullin “Pakleni krug”, më 13 shkurt 1990)
Në Kosovë u mbyll edhe një rreth tjetër i përgjakshëm i skëterrës, për disa i papritur dhe i pakuptueshëm, sepse ndodhi pikërisht në një kohë, kur dukej se institucionalizimi i demokracisë ishte në prag, për disa të tjerë i planifikuar deri në hollësi. Dyshoj që ky të jetë rrethi i fundit i përgjakshëm i skëterrës. Pa u shuar mirë jehona e breshërive të automatikëve – Kallashnikov – dhe e goditjeve të kamxhikëve të milicëve, filluan të thuhen fjalë të rënda, të cilat të shpojnë më shumë se shigjetat e helmatisura.
Kemi qenë dëshmitarë të kronikave televizive. kur pamjet e breshërive të automatikëve kundër masës së pambrojtur të shqiptarëve spikeri i shoqëronte me një ton të qetë duke thënë se “terroristët e armatosur qëllojnë kundër organeve të sigurimit”. U quajtën terroristë edhe pleqtë e pafuqishëm dhe fëmijët që merrnin pjesë në një demonstrate të qetë në qendër të Prishtinës. Flitet për shtabe me një strategji të përpunuar deri në hollësi, pa sjellë për këtë asnjë argument; flitet për separatizëm dhe kjo nuk ilustrohet me asnjë paru llë të vetme në këtë drejtim: flitet për konflikte ndërnacionale, pa asnjë shkelje të kësaj natyre. megjithëse e kuptoj se këto ditë ishte e vështirë të ishe serb ose malazez në Kosove nga frika se ç’mund të sjellë e nesërmja e pasigurt.
Për këtë arsye, kam frikë se ka filluar edhe rrethi i përgjakshëm i skëterrës, me qëllim që Kosova të ruhet si një bombë me sahat prej mishi dhe gjaku, shpërthimi i së cilës do të ndodhë atëherë kur dikujt do t’i interesonte kjo. Vallë, a do të hiqet dorë ndonjëherë nga ky cikël i pafund tmerresh? Ç’gjë tjetër duhet të ngjasë që më në fund të pushojnë britmat për luftë dhe në vend të tyre të dëgjohet zëri i arsyes, zëri i demokracisë? Të gjithë atyre që thonë se pas parullës për demokraci fshihet diçka tjetër, u rekomandoj të kenë parasysh se Kosova nuk është ishull i vetmuar në Evropë. Jehona e kërkesave për demokraci dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat u thanë me zë të lartë nëpër sheshet e qyteteve të Evropës Lindore deri në Kaukaz, depërtoi edhe në fshatrat më të largëta të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët