LAJMI I FUNDIT:

Rreth 7 mijë e 500 shoferëve iu konfiskua patentë-shoferi gjatë këtij viti

Rreth 7 mijë e 500 shoferëve iu konfiskua patentë-shoferi gjatë këtij viti

Policia e Kosovës njofton se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, gjithsej 7 mijë e 403 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Po ashtu bëhet e ditur se 22 mijë e 434 shoferëve iu janë shqiptuar pikë negative gjatë kësaj periudhe kohore.


Policia tha se do të vazhdojë me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Ndërsa, ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat në trafik, “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë-shofer”. /Telegrafi/