Më 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP "Adem Jashari".

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.


Tutje në njoftim thuhet se pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.

“Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura. Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU). Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/