LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbimi e vrasja e Gazmend Çollakut, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin përjetë për Denis Shtrazën

Rrëmbimi e vrasja e Gazmend Çollakut, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin përjetë për Denis Shtrazën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i fajësuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut 8 vite më pare, në Durrës.

Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë kundërshtimin e bërë prej tij ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të qershorit 2018, që po ashtu konfirmoi dënimin e përjetshëm.

Verdikti ndaj Shtrazës u mor nga gjyqtarët e lartë Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, më shumë se 4 vjet nga momenti që ai kërkoi të rrëzonte dënimin e rëndë, duke pretenduar pafajësi në këtë gjykatë.


Shtraza është fajësuar nga Krimet e Rënda si një nga personat e përfshirë në rrëmbimin, lidhjen, mbajtjen peng, torturimin e më pas vrasjen e Gazmend Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2016 në parkingun e një lokali pranë Portit të Durrësit dhe u gjet të nesërmen e asaj dite i pajetë në anë të një rruge në Fushë-Krujë. Për të njëjtën ngjarje prokuroria ngriti dyshime edhe ndaj Ervin Dalipajt, ish-oficeri i policisë që u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017, pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Një nga provat e forta kundër tij në gjykim ishin disa njolla gjaku të Gazmend Çollakut në një automjet “Mercedes Benz ML”, në të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes. Sipas gjykatës, Gazmend Çollaku është rrëmbyer nga një automjet tjetër me portobagazh dhe se mjeti “Benz” është përdorur pas këtij momenti. Në të tre shkallët e gjykimit, i pandehuri Denis Shtraza ka pretenduar pafajësi, duke e mohuar me forcë akuzën./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori