Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mirëpo, ndodh që mospëlqimi të kalojë në një nivel të ri dhe akoma më të rrezikshëm.
Prandaj lexojeni një e-mail të pazakontë të cilin e ka pranuar britanikja Heidi Withers nga vjehrra e saj, pasi kanë darkuar së bashku:
- Kur të shkosh në shtëpinë e dikujt nuk flet çfarë dëshiron, ndërsa ajo që s’mund të hash është vetëm nëse je alergjike në atë ushqim
- Nuk fillon të hash para të tjerëve
- Nuk ndihmon në rregullimin e tavolinës nëse këtë nuk e kërkon nikoqirja e shtëpisë
- Nuk fle sa dëshiron, por zgjohesh përpara ose atëherë kur zgjohen të gjithë të tjerët, sepse kjo tregon respekt ndaj nikoqirit
- Asnjëherë nuk guxon ta lëndosh familjen tek e cila martohesh. Nëse mendon se di të bësh shaka, ke kujdes sepse shakatë e tua mund të përfundojnë si ofendime
- Meqenëse prindërit e tu nuk ndihmojnë në organizmin e dasmës, atëherë duhet të shpenzosh sa më pak
- Nuk duhet ta teprosh me blerjen e gjërave, sepse nuk je në gjendje t’ia lejosh vetes këtë luks
- Dikush mund të të ‘akuzojë’ që të ka rënë sëpata në mjaltë dhe mund të jesh shumë e lumtur që ke kapur një djalë të përsosur si djali im, për të cilin vërtet më vjen keq që të ka zgjedhur ty! /Telegrafi/





















































