LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e modës që të gjitha vajzat e shtatshkurtra duhet t’i dinë

Rregullat e modës që të gjitha vajzat e shtatshkurtra duhet t’i dinë

Jo të gjitha mund të jenë një manekine me këmbë të gjata, që nuk do të thotë se as vajzat e shtatshkurtra nuk mund të jenë me shtat të hollë

Me zgjedhjen e duhur të veshjeve kjo është shumë e mundur, megjithatë disa pjesë duhet të shmangen, transmeton Telegrafi.

Xhinse të gjata

Ju duhet të dini si t’ia përshtatni ato vetes suaj. Në situata të këtilla, duhet t’i shkurtoni pantallonat në një gjatësi që ju përshtatet. Sigurohuni gjithashtu që xhinset të mos jenë shumë të gjera.

View this post on Instagram

A post shared by Allegra Shaw (@allegrashaw)

Veshjet e lirshme

Shmangni veshjet tepër të lirshme në të cilat linja juaj do të humbasë dhe do të dukeni sikur rrobat tuaja ju “kanë gëlltitur”. Një zgjedhje më e mirë do të ishin fustanet që ndjekin linjën tuaj trupore. Shkurtimi i rrobave do t’i zgjasë vizualisht këmbët tuaja.

Çanta dore

Çanta me përmasa të mëdha do t’ju bëjë të dukeni edhe më e shkurtra se sa jeni, një zgjedhje më e mirë do të ishte një çantë me dimensione më të vogla.

/Telegrafi/