Eduard Hoxha është një prej shqiptarëve të mbijetuar në Mati afër Athinës, shtëpia e tij u shkrumbua e gjitha.
Në një rrëfim për Vizion Plus, ai tregon se ishte me shumë fat bashkë me gruan dhe dy fëmijët, pasi arritën të largohen në kohë duke i shpëtuar sulmit të flakëve.
“Për 5 minuta gjë, po të mos kishim dalë nga shtëpia do ishim djegur. Ishim në shtëpi kur plasi zjarri. Dolëm me të shpejtë”,tha Hoxha.
Gjithsej në Mati ka 30 familje shqiptare, asnjë nuk është plagosur rëndë, por shqiptarët në këtë zonë thonë se ka dyshime që një burrë nga Himara ka humbur jetën.
“Dëgjuam tani, njëri nga Narta. Një shok na e tha”, deklaroi shqiptari.
E ndërsa zjarret janë shuar përfundimisht, familjet shqiptare po përpiqen t’i kthehen normalitetit. Ndonëse është e vështirë, ato po ndihmohen me ushqime e pajisje të tjera nga autoritetet.
“Për të fjetur kemi ndenjur tek njëri tjetri, tek shokët”, tha i mbijetuari shqiptar.
Autoritetet greke ndërkohë konfirmojnë se deri më tani asnjë nga viktimat nuk rezulton të jetë shqiptar. I njëjti informacion vjen edhe nga Ambasada Shqiptare në Greqi.
Kryediplomatja jonë në Athinë Adriana Hobdari tha për Vizion Plus se ekipet shqiptare janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke.
Deri më tani rezultojnë pesë shqiptarë të lënduar, të gjithë kanë marrë plagë të lehta. Një grua ndodhet në spitalin Evangelismos, dy fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç nga e njëjta familje në spitalin Agia Sofia, ndërsa dy të tjerë të plagosur lehtë në zonën e Mati, janë mjekuar në mënyre ambulatore, pasi plagët janë të lehta.
Një pjesë e ekipit të ambasadës greke ndodhet në terren, pasi po fillon gjetja e viktimave ose të mbijetuarve nëpër shtëpi. Pjesa tjetër e stafit të Ambasadës ndodhen në morg ku tashmë ka filluar identifikimi i kufomave nëpërmjet testeve te ADN-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025