Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është nderuar sot me tillun “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, dy ditë pasi u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Në fjalën e tij falenderuese, Floriani rrëfehu historinë e vështirë të jetës së tij, sesi arriti me shumë punë dhe mund të ishte kampion në boks.
Ai tregoi se së bashku me familjen emigroi në shtetin grek që kur ishte 7 vjeç, aty ku filluan edhe peripecitë, pasi familja e tij nuk kishte shumë të ardhura. Ndër të tjera, Floriani tregoi edhe sesi i kishte premtuar nënës së tij se ajo nuk do punonte më pasi ai të rritej, dhe kështu ndodhi.
“Kjo për mua është ëndërr e bërë realitet. Gjithë Shqipëria të më shohë mua, nuk di çfarë të them. Kam lindur në Lushnjë, në moshën 7 vjeç kam emigruar me familjen në Selanik ku nisa futbollin. Ndërrova sportin iu futa boksit”, thotë fillimisht Marku.
“Unë nuk vij nga një familje e pasur, nëna ime ka punuar edhe pastruese por i kam thënë disa fjalë. Sa të kalojnë disa vite ti nuk ke për të punuar më kurrë dhe shyqyr zotit ajo nuk ka më nevojë. Nuk është fat, këto të çarat në fytyrë janë të vogla. Se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione. Kisha një karrierë të suksesshme. Duart i kam operuar pesë herë. Boksin e kam pasur gjithmonë ëndërr”.
“Në Greqi nuk kam pasur letra, dhe e vetmja mundësi ishte kickboksi ku nuk na kontrollonin shumë. Në Angli kam shkuar rastësisht. Një promotor më premtoi që do i kesh të gjitha gati, mora nusen dhe u nisëm në Angli, aty çdo gjë ishte mashtrim, nuk kisha asgjë gati. Asnjëri nuk kishte besim. Në ndeshjen e parë dola me sukses, shqiptarët nuk më kanë zhgënjyer kurrë e kanë mbushur gjithmonë sallën”.
“Kështu mu hapën rrugët e suksesit me shumë punë. Dua t’i them rinisë se në çdo fushë duhet shumë punë dhe sakrifica. Mua më paragjykojnë thonë nuk e Meriton. Nuk e dini se çfarë kam kaluar për të mbërritur këtu ku jam. Dashuria e madhe për të arritur këtu ku jam më ka bërë që kurr mos të dorëzohem, këtë mesazh kam edhe për të rinjtë. Dita juaj do vijë! Jam shumë i lumtur që jam sot këtu”, ka shtuar më tej kampioni shqiptar në WBC Silver. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame