Bersant Celina kishte zgjedhur Kosovën para se kjo e fundit të pranohej në UEFA e FIFA.
Sulmuesi i Swansea Cityt, ishte dy vjeç kur iku në Norvegji me nënën e tij Mimozën, dhe vëllanë Behajdin.
Ishte dimër i vitit 1998, kur u bë e qartë se lufta ishte e pashmangshme.
“U larguam sepse ishim të frikësuar me atë se çfarë do të ndodhte”, thotë fillimisht Celina.
“Babai im (Edvar) u desh të priste disa javë para se të mund të na bashkohej – dhe ne nuk u kthyem pas për gati 10 vjet sepse nuk mund të merrnim pasaporta ose viza”.
“Unë mendoj se kam qenë me fat që isha shumë i ri”.
“Nëna dhe babai im duhej t’i linin familjet e tyre. Unë isha shumë i ri, kështu që nuk më lëndoi largimi. Por për nënën dhe babin tim, unë e di se sa shumë i ka lëndua”.
“Ende kemi një familje të madhe në Kosovë dhe tani i vizitoj sa herë që luaj për ekipin kombëtar. Ata më mbështesin dhe unë gjithmonë përpiqem t’i mbështes në çfarëdo mënyre që mundem. Ata të gjithë do të më shikojnë kur do të luajmë kundër Anglisë”.
“Në fakt, çdo kosovar do të na shoh. Askush nuk dëshiron ta humbasë këtë ndeshje – veçanërisht miliona shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kosovë dhe në të gjithë botën, që shpëtuan nga lufta si ne”.
Federata e Futbollit Anglez ka zgjedhur Stadiumin St Mary të Southampton për ndeshjen ndaj Wembleyt.
Njohja nga FIFA tre vjet më parë, ka bërë që Kosova të njihet nga e gjitha bota.
“Sigurisht, kur na pranuan si shtet të pavarur ishte gjëja më e rëndësishme që i ka ndodhur vendit tonë. Por unë do të thosha që pranimi nga FIFA ishte gjëja e dytë më e rëndësishme”.
“Sporti është një forcë bashkuese në vendin tonë, veçanërisht futbolli”.
“Dhe nëse e pyetni këndo në Kosovë se për çfarë është e famshme Anglia, përgjigja do të jetë gjithnjë futbolli”.
“Anglia është shtëpia e futbollit dhe që vendi ynë do të luajë ndaj tyre është një moment i madh për ne. Do të ishte mirë të luhej ndeshja në Wembley – psi shumë kosovarë jetojnë në Londër dhe do të ishte më lehtë që të udhëtonin”.
“Ne jemi të lumtur që luajmë me Anglinë, kudo që zhvillohet”.
Familja Celina u vendos në qytetin bregdetar norvegjez, Dramman.
Bersanti dhe Behajdin u bën të njohur në rrethin e tyre , duke qenë futbollistë të jashtëzakonshëm të shkollës.
Të dy u bashkuan me pas me klubin Stromsgodset, klubi që ende luan vëllai i tij.
Kishte interes nga Liverpooli dhe Bersant kaloi një kohë edhe te Blackburn, përpara se transferohej në Angli te Manchester City ku nënshkroi në vitin 2012.
Pas disa paraqitjeve të skuadrës së parë në Etihad ai u huazua te FC TWente dhe Ipsëich përpara se Celina të transferohej në Sëansea verën e kaluar për 3 milionë euro.
“Unë gjithmonë do të kem shumë dashuri dhe respekt për Norvegjinë, por gjithmonë jam ndjerë kosovar”.
“Nëna dhe babai im më mësuan për historinë dhe kulturën kosovare. Folëm shqip në shtëpi. Unë gjithmonë e dija se nga kam ardhur”.
“Kam qenë krenar që e kam përfaqësuar Norvegjinë në nivelet të larta me mosha të reja, por kur u ftova të luaja për Kosovën, atëherë vendimi ishte i lehtë. Duhej të ndiqja zemrën time”.
“Historia ime nuk është e pazakontë. Të gjithë lojtarët në skuadër kanë jetuar përvoja të ngjashme dhe kjo na jep një lidhje shumë të fortë”.
“Ndihemi shumë të emocionuar sa herë që e veshim fanellën. Të gjithë jemi të uritur për shkak të prejardhjes që kemi”.
“Ndoshta nuk kemi individë të famshëm si Anglia, por kur bashkohemi si ekip, por jemi shumë të fortë kolektivisht”, ka thënë Celina në intrvistën e tijpër Mirror. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lecce refuzon ofertën e lartë të Man Utd për Patrick Dorgu
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje tjera interesante – vëmendja në Paris
Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!