LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi drithërues i Vesës për Mërgim Berishën – si e kuptoi që ishte shtatzënë, flet sërish për tradhtinë e shoqes së ngushtë

Rrëfimi drithërues i Vesës për Mërgim Berishën – si e kuptoi që ishte shtatzënë, flet sërish për tradhtinë e shoqes së ngushtë
Foto: Screenshot/YouTube

Është rikthyer sërish në spektakël historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, Mërgim Berishën.

Kjo pasi bukuroshja nga Gjilani dha disa detaje tronditëse për çështjen me futbollistin shqiptar.

Mes lotësh, Vesa ka treguar edhe një herë për romancën e tyre toksike dhe atë se si ndodhi e gjithë ngjarja.


Foto: Screenshot/YouTube

“Më kanë tradhtuar, më ka ndodhur para dasmës”, u shpreh Vllasaliu.

“Nuk ka pasur faj që ta ka marrë shoqja burrin” - Vesa Vllasaliu fillon të qajë gjatë spektaklit
Lexo po ashtu “Nuk ka pasur faj që ta ka marrë shoqja burrin” - Vesa Vllasaliu fillon të qajë gjatë spektaklit

Ajo ka folur për herë të parë për abortin dhe se si e kuptoi që ishte shtatzënë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk kam dashur që të mërziten mami dhe babi, ka ndodhur kur kemi qenë me shoqëri në Itali edhe patem shkuar se shoqja ka pasur ‘Bride to Be’. Më pas më ka penguar diçka në ushqim dhe më kanë dërguar në spital. Më kanë pyetur disa herë a jam shtatzënë, pas disa orëve kam pasur gjakderdhje. Më treguan se kam qenë shtatzënë dhe se e kam humbur më herët. Kam menduar se është një shenjë e Zotit që të largohem, akoma më dhemb. E kam kuptuar pasi jam ndarë me ish të fejuarin”, u shpreh ajo.

Vesa tutje shtoi: “Më ka ardhur thikë pas shpine nga shoqja. Kam qenë shoqe e mirë. E kemi prishur kontaktin pasi ka qenë tek unë në Turqi. Ka qenë me mua për me organizu dasmën. E kemi pas të ndarë ditën e dasmës, 15 korrik 2022. Të gjithë njerëzit e kanë ditur, dihet për interesin që ka pasur. Jeta duhet të vazhdojë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo zbuloi gjithashtu se para se të hynte në BBVK, i kishte ardhur një letër nga ish-i fejuari i saj.

“Para se të hy në Big Brother më ka ardhur një letër prej avokatit të tij që të mos flas, ose e marrë një dënim”.

Vesës i janë shfaqur edhe disa tituj të portaleve, ku shihet reagimi i partneres së tanishme të Mërgimit si dhe disa familjarëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori