Në korridorin e ngushtë të Klinikës së Pulmologjisë, doktori Shpetim Thaçi takohet me një infermiere për të vazhduar rrugën deri te pacientët të cilët tashmë e kanë kaluar COVID-19.
Në anën e djathtë të këtij korridori, gjenden dhomat me nga tre shtretër, në disa prej tyre janë të shtrirë disa pacientë. Dyert e këtyre dhomave ishin te hapura në mënyrë që rrezet e diellit të depërtonin nga ana e majtë e kësaj klinike.
Për doktorin Thaçi, kjo periudhë e pandemisë ka qenë shumë e vështirë, teksa thotë se nuk janë ndalur asnjëherë në mënyrë që qytetarët të marrin trajtimin e duhur.
Thaçi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se pacientët në Klinikën e Pulmologjisë kanë ardhur në gjendje të ndryshme shëndetësore.
“Gjendemi në Klinikën e Pulmologjisë, në repartin D, aty ku sot për gjashtë muaj me radhë kemi të shtrirë pacientë të cilët kanë qenë pozitiv dhe negativ në reparte tjera të ndara. Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe kemi pasur një fluks jashtëzakonisht të madh të pacientëve, posaçërisht nga data 22 qershor e tutje ku kemi pasur numër të madh të pacientëve me gjendje të rëndë. Personeli shëndetësor ka bërë një punë të jashtëzakonshme me qëllim që të ju dalin në ndihmë qytetarëve”, tha ai.
Numri i vizitave ambulantore gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë mbi 113 vizita në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa kapaciteti total ka qenë 101 pacientë të shtrirë në klinikë, ku pothuajse të gjithë kapacitetet kanë qenë të zëna.
“Pacientët kanë ardhur me gjendje të ndryshme, në gjendje të lehtë, ndërsa në muajin korrik dhe gusht kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku është dashtë të bëhet menaxhimi dhe kontrollimi i tyre po thuajse 24 orë, në mënyrë që rrjedhja e sëmundjes së tyre të jetë korrekte. Ka pasur raste të ndryshme emocionale. Përkundër marrjes së të gjitha masave nga personeli, gjendja e tyre ka qenë shumë e rëndë dhe kanë përfunduar me vdekje”, tha ai.
Doktori përmendi edhe një nga rastet më të veçanta që ka pasur gjatë kësaj kohe.
“Njëri nga rastet ka qenë kur prindi me djalin e tij kanë qenë të shtrirë në repartin D të Pulmologjisë, djali ishte 42 vjeçar dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore, e po ashtu edhe prindi. Djali vdes pas një komplikimi, ndërsa prindi mbijeton në moshën 83 vjeçare dhe lirohet në shtëpi pas 1 jave”, u shpreh tutje.
“Nuk i kemi treguar se djali i tij ka ndërruar jetë për shkak se ka qenë në gjendje të rëndë emocionale dhe shpirtërore. Në një gjendje të tillë nuk i kemi treguar fare, ndërsa pasi është liruar në shtëpi, familjarët i kanë treguar për vdekjen e të birit”, pohoi ai.
Thaçi thotë se punën më shumë ia ka vështirësuar fakti se edhe bashkëshortja e tij është mjeke.
“Për mua ka qenë shumë e rëndë kjo periudhë, për shkak se e gjithë familja jemi personal mjekësor, edhe bashkëshortja ime është mjeke. Dhe ne nuk kemi pasur pushime mjekësore dhe kemi qenë të obliguar që të dalim në punë dhe të ju dalim në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie. Pra, kemi bërë një përshtatje të orarit. Kemi qëndruar së bashku duke respektuar distancën, dhe me maska në banesë pasi që kemi dy fëmijë të vegjël”, pohoi ai.
Më tej tregoi se për momentin në Klinikën e Pulmologjisë janë 50 pacientë, ndërsa nuk kanë asnjë pacientë me COVID-19.
Doktori thotë se pas mjekimit, pacientët mund të kenë pasoja të vogla.
Ai gjithashtu ka folur edhe për stinën e dimrit, dhe gjasat që të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19.
“Duke hyrë në stinën e dimrit, probabiliteti që të kemi një rritje është i madh, për shkak të ftohtit. Ajo që është e rëndësishme është sepse mbrojtja mbetet e njëjtë. Nëse popullata do t’i respektojë rekomandimet e mjekëve, që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës shpresoj të mos kemi rritje të numrit”, u shpreh ai.
Në fund, doktori tha se mbajtja e distancës, higjienës dhe mbajtja e maskës janë rregullat kryesore që të ulet numri i të infektuarve dhe që kjo do të shpëtojë sistemin shëndetësor nga kolapsi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje