Gjatë kohës së okupimit serb, shqiptarët maltretoheshin e torturoheshin për arsyet më banale. Patriot Rudari nga fshati Shajkovc i Podujevës, rrëfen ngjarjet që i kishin ndodhur gjatë viteve të 90-ta.
Në një intervistë për Telegrafin, ai thotë se veç pse e kishte emrin Patriot, kur ndalohej nga policia serbe në atë kohë, merrej në pyetje e maltretohej.
“Unë i kam filluar studimet në vitet ’95-96, dhe gjatë shkuarjes në fakultet kisha probleme më dilshin policia në rrugë dhe më pyesnin se përse ti këtë emër dhe më maltretonin ka gjysmë ore duke më rrahur me pendreka”, rrëfehet Patrioti.
Rudari tregon se në Podujevë e kishin ndalur edhe gjatë kohës së luftës, duke dyshuar se është pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nevoja për ushqim ishte shumë e madhe dhe u dashke me shku me ble gjëra ushqimore në qytet, e te hotel Besiana ka qenë pika famëkeqe, aty na ndalshin policia, edhe mua më ndalen pas tregimit të emrit më thanë që ti je pjestarë i UÇK-së edhe e kam pasur letërnjoftimin e dëmtuar e atu dyshojshin më shumë, duke thënë që e ke dëmtuar duke ikur maleve… Kam pasur shumë problem me këtë emër gjatë luftës”, thotë Rudari.
Emri Patriot thotë se nuk ishte i popullarizuar në atë kohë dhe në Kosovë ishte emri i parë, ku viteve të mëvonshme njerëzit që e kishin këtë emër e kishin ndryshuar.
“Ashtu si kam informacione unë, emri im mundet me qenë i pari në Kosovë, pra në vitin 1974, e të tjerë ka pasur më vonë, kohët e fundit e viteve të ’90, ku edhe shumica prej tyre e kishin ndryshuar edhe emrin, për ta shmangur problemin me okupatorin serb”, tha ai.
E në kuadër të kësaj, ai tha se ishte sypatrembur ndaj trysnisë dhe dhunës së ushtruar nga forcat serbe dhe nuk pranoi asnjëherë ta ndryshonte emrin edhe nëse kishin kërkuar ta vrisnin.
“Babait tim i kanë thënë me ma ndryshu emrin, por mua nuk më ka interesuar kam thënë jo, ata munden me më rrah me më mbytë por emrin nuk e ndërroj sepse emri është i shenjtë”, pohon ai.
E po ashtu, Rudari thotë që shokët edhe kishin bërë shaka me të duke thënë që emri Patriot dhe mbiemrin Rudari nuk shkon, për shkak se fshati Rudar gjendet në shtetin e Serbisë.
“Sa i përket emrit diçka ma interesante është, që kolegët e mijë më thojshin emrin Patriot edhe mbiemrin Rudar nuk shkon sepse ne jemi të ardhur muhaxherë këtu, prej Serbisë e mbiemri Rudar në serbisht do të thotë xehe”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker