LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Boateng: Mandela ma shtrëngoi dorën dhe më tha se vajza e tij donte të martohej me mua (Foto)

Rrëfimi i Boateng: Mandela ma shtrëngoi dorën dhe më tha se vajza e tij donte të martohej me mua (Foto)

Kevin-Prince Boateng ka rrëfyer një ngjarje shumë interesante që i kishte ndodhur pas ‘Kampionatit Botëror 2010’ në Afrikën e Jugut.

Mesfushori që ka lindur në Gjermani, vendosi ta përfaqësonte vendin e origjinës në nivele të larta dhe me Ganën e tij luajti në gjysmëfinale të turneut më të madh botëror të futbollit.

Asokohe ekipi i Ganës u takua me ish presidentin afrikan, Nelson Mandela, diçka që për futbollistin ishte një realizim ëndrre.


Një ndodhi që futbollisti do ta mbajë gjithmonë në kujtesë (The Guardian)

“Kanë qenë tre njerëz që gjithmonë kam dashur t’i takoj: Michael Jackson, Muhammad Ali dhe Nelson Mandela”, ka thënë Boateng në një intervistë për The Guardian.

“Arrita ta takoj vetëm njërin prej tyre dhe është vështirë për ta përshkruar (momentin e takimit). Ishte kënaqësi. Mandela qëndroi në burg për 27 vjet vetëm pse u ngrit për të drejtat e tij, ndërsa e shihja teksa qëndronte ulur dhe nuk kishte kurrfarë zemërimi brenda tij”.

“Ai duhet të jetë i zemëruar me gjithë botën, por nuk ishte. Ishte i qetë, qëndronte në karrigen e tij të vogël dhe i përshëndeste të gjithë. Të bënte të ndihesh i qetë. Shkëlqente. Sikur të ishte një film. Sikur po qëndronte një engjëll aty”, ka treguar Boateng, citon Telegrafi.

Futbollisti ka thënë më tej se ishte habitur kur kundërshtari i aparteidit, jo vetëm që e dinte se kush ishte ai, por i kishte thënë se vajza e tij ishte një fanse e madhe e Boateng.

“Hymë në dhomë: ‘Përshëndetje… përshëndetje… përshëndetje’. Ai ma shtrëngoi dorën dhe më tërhoqi në drejtim të tij dhe më tha: ‘Vajza ime do të martohet me ty’. I thashë: ‘Më vjen keq, por tashmë kam të dashur’”.

Takimi i Boateng me Nelson Mandelan

“Ai më tha: ‘Jo, jo, por kam (vajza) të tjera akoma më të bukura’. Të gjithë po qeshnin. Është për keqardhje se nuk mund të bënim fotografi, sepse blici ia dëmtonte sytë, prandaj e kam vetëm një fotografi me të. Ndërsa, aty nuk ngjaj si vetja”, ka theksuar Boateng. /Telegrafi/

Profil i Nelson Mandela: Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (Video)
Lexo po ashtu Profil i Nelson Mandela: Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (Video)

Në trend Magazina

Më shumë
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Kalo në kategori