LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet nëna e pashpirt: Nuk mbaj mend sa fëmijë i kam mbytur sepse janë shumë

Rrëfehet nëna e pashpirt: Nuk mbaj mend sa fëmijë i kam mbytur sepse janë shumë

Një grua nga Gjermania, po gjykohet për një nga rastet më të tmerrshme të tragjedive me fëmijë.

Andrea Goeppner akuzohet se ka vrarë tetë fëmijë, pasi mbetjet e tyre i janë gjetur në shtëpi, por ajo dyshohet se ka mbytur edhe disa të tjerë, transmeton Telegrafi.

E pyetur se sa fëmijë i ka vrarë, 45-vjeçarja ka thënë, “Nuk e di, sepse janë shumë”.

Pasi ajo kryente lindjen e vetmuar, e mbështillte të porsalindurin me peshqir të duarve, e fuste në qese najloni dhe sigurohej që të mos linte asnjë vrimë të hapur.

Në shtëpinë e saj janë gjetur tetë qese të tilla me nga një fëmijë, katër prej të cilëve të dekompozuar në masë të madhe.

Rrëfimi shokues i vrasëses meksikane: Kam bërë seks me kufoma pa kokë dhe kam pirë gjakun e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi shokues i vrasëses meksikane: Kam bërë seks me kufoma pa kokë dhe kam pirë gjakun e tyre (Foto)

Kjo ka bërë që gjykata në Ëellenfers të Bavarisë, të ngritë padi dhe të kërkojë ndalimin e menjëhershëm të saj.

Ajo ka rrëfyer se i vriste fëmijët, meqenëse mbetej shtatzënë pa dëshirë, megjithëse përdorte gjatë tërë kohës kontraceptiv.

Në anën tjetër, burri saj Johann Goeppner akuzohet se nuk i parandaloi vrasjet që kanë ndodhur prej vitit 2003 deri më 2013.

Ndryshe çifti bashkëshortor që i kanë dy fëmijë, të gjitha shtatzënësitë i kanë konsideruar të padëshiruara, por nuk e kanë kërkuar ndihmën e mjekut. /Telegrafi/