LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Spitalin e Pejës, dyshohet se mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

Rrahje në Spitalin e Pejës, dyshohet se mjeku sulmoi fizikisht punëtorin
Foto: Arkiv

Një rrahje ka ndodhur të hënën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërkaq dyshohet se një mjek ka sulmuar fizikisht një punëtor të këtij institucioni shëndetësor.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët.


“Dje rreth orës 13:44, një punëtor i Spitalit të Pejës ka raportuar se është sulmuar nga një mjek në këtë spital. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin”, deklaroi Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”.

I pyetur se cili dyshohet se është motivi që çoi deri te sulmi fizik, Gashi tha “një mosmarrëveshje rreth orarit të punës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori