Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur të dielën në Prishtinë rreth orës 18:18.

Sipas policisë tre meshkuj kosovarë janë përfshirë në një mosmarrëveshje që ka rezultuar me rrahje.


Gjatë ngjarjes, nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë.

Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti po procedohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/