Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje me disa të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:36, në rrugën “Adem Jashari”, në Pejë.


“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/