LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në një lokal në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Rrahje masive në një lokal në Mitrovicë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona kanë marr lëndime trupore, pasi disa persona të maskuar kanë hyrë të enjten mbrëma rreth orës 21:00 në një lokal në Mitrovicë saktësisht në rrugën “Lah Nimani”, duke rrahur pronarin e lokalit si dhe dy punëtorët e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.


Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndodhur një rrahje në progres në rrugën ‘Lah Nimani’. Njësitë janë përgjigjur thirrjes dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Rrahja ka ndodhur mes disa personave të cilët kanë sulmuar pronarin e lokalit dhe dy punonjës aty. Tre persona janë të lënduar”, ka thënë Prekazi.

Zëdhënësi Prekazi tha se personat sipas dëshmitarëve të rastit kanë qenë të maskuar dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Kur njësitë kanë arrit në vendin e ngjarjes personat janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas disa dëshmitarëve personat ishin të maskuar”, ka thënë ndër të tjera për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori