Rrahet një i mitur nga një i panjohur në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:40 në rrugën “Lola Ribar”, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































