Të dielën në fshatin Mramor të Prishtinës dy meshkuj kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që janë sulmuar me shufra të metalta nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në ora 13:00, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.


“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/