Rozana, vargje emotive për prindërit (Foto)

Rozana Radi njihet si një artiste që di t’i shpalosë ndjenjat e saja në vargje, qoftë të këngëve të saja apo kur shkruan për kolegët.
Këngëtarja dhe aktorja ka kohë që vuan humbjen e prindërve, ashtu që e ruan kujtimin e tyre edhe me anë të artit të saj.
Pikërisht për babanë dhe nënën e saj, Rozana i ka publikuar disa vargje në Instagram që jua sjellim më poshtë:
Trishtim e kam shumë të shenjtë Trishtimi rrugën vet ma di Trishtimi sa herë më rrëmben në rrugë në punë dhe në shtëpi. Eh sa trishtimet i kalova Sa do kaloj as vet se di Trishtimet kurrë si numërova ashtu siç nuk i numëroje ti. ( Vetëm për ata të dy Babi dhe Mami)
Kujtojmë se muaj më parë u nda nga jeta edhe xhaxhai i këngëtares, Françesk Radi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































