Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, nikoqire e emisionit “Why Not”, ka kohë që ka treguar se është në një lidhje.

Megjithatë, personin e zemrës nuk e ka bërë publik asnjëherë deri të enjten mbrëma, kur postoi një video në Instagram, ku shfaqet duke e puthur.


roza lati 1 Roza dhe Fero

E publikimi i videos, erdhi menjëherë pasi ajo në emisionin e saj puthi një reper shqiptar në buzë veprim që zgjoi plot polemika.

Por Lati, më në fund e ka treguar të dashurin edhe pse ia ka mbuluar fytyrën me një “sticker” nga ato që ofron Instagrami.

roza 1

Mirëpo ajo që mund të vërehet, është se djali në fjalë nuk është shqiptar ngase shihet që ai i takon edhe një race tjetër.

“Le të thonë çfarë të duan”, është mbishkrimi që i ka vendosur Lati videos, duke lënë të nënkuptohet se ajo nuk çan kokën për ato që do thonë të tjerët. /Prive/