Rotary është organizatë shërbyese, që instalon shërbimin dhe vullnetarizmin në komunitet me shembull vetanak, nëse vërejnë ndonjë mangësi në shoqëri këtë e plotësojnë anëtarët e saj.
Kështu e përkufizon rëndësinë e t’u bërit rotarian, rotariani nga Rotary Klubi Peja, Neshad Asllani.
Ndërkaq për peshën që e ka vet Rotary në nivel global ai thotë se “Nisur nga fakti që 50 rotarian janë themelues të kombeve të bashkuara, andaj edhe kanë ulëse të përhershme në Kombet e Bashkuara, kjo tregon ndikimin e madh që e ka Rotary në botë”.
Kush mund të bëhet rotarian?
Ftesa për t’u anëtarësuar ne Rotary është e hapur për te gjithë, por secili anëtarë duhet të përfaqësoj vlera të larta etike dhe të jetë lider në profesionin e tij/saj, po ashtu të jetë i/e gatshme që të kontribuoj në komunitetin ku jeton dhe jo vetëm.
Çka pas anëtarësimit në Rotary?
Pas anëtarësimit, jeni pjesë e një familje të madhe ndërkombëtarisht që të mundëson të kontribuosh për komunitetin dhe të krijosh rrjet të miqve në çdo vend të botës. Klubet Rotariane mbajnë takime të rregullta ku anëtarët e tyre mblidhen për t’u shoqëruar dhe për të diskutuar projektet e tyre aktuale, çështje të tjera lidhur me Rotary dhe tema profesionale.
Ndërsa shumica e klubeve takohen fizikisht, ka klube që takohen online ose kanë një kombinim të takimeve fizike dhe online.
Rotary është njëkohësisht organizatë jo politike dhe jo fetare, klubet Rotary inkurajohen të krijojnë një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë anëtarët e klubit në mbledhjet e tyre. Takimet mund të jenë formale ose joformale me folës të ftuar, forume të hapur për diskutim ose aktivitete në grup. Sa më shumë të merrni pjesë në takimet dhe aktivitetet e klubit tuaj, aq më shumë do të përfitoni nga kjo përvojë e veçantë.
Benefitet e anëtarësimit në Rotary
Çelësi për të përfituar sa më shumë nga anëtarësimi në Rotary është të përfshiheni në aktivitete ku mund të kontribuoni dhe të bëni ndryshimin në komunitetin tuaj dhe më gjerë. Koha dhe energjia që investoni në Rotary do të sjellin shpërblime të pasura.
Vlen të ceket që secili Rotarian në momentin që anëtarësohet ka të drejta të barabarta me të gjithë anëtarët e tjerë ku do në botë. Me kalimin e kohës, anëtarët aktivë zbulojnë se lidhjet që ata krijojnë nëpërmjet Rotary bëhen miqësi të përjetshme (Për të kuptuar më shumë rreth benefiteve vizito www.rotary.org.)
Cilat janë projektet e fundit të Rotary në Kosovë?
Klubet rotariane në Kosovë kanë realizuar projekte të shumta por disa më madhore që i identifikon në këtë rast Asllani janë: shërimi i mbi 250 fëmijëve me probleme në zemër, pajisja e disa qendrave medicinale me teknologji të sofistikuar për Telemedicinë, pajisja e shumë shkollave në Kosovë me ujë të pijshëm, mbështetja me bursa shkollimi për shumë studentë të Kosovës, përkrahja e vajzave në edukim përmes programeve të shkollimit, mbështetja në forma të ndryshme e sistemit shëndetësor në Kosovë, e shumë e shumë projekte të rëndësishme për komunitetin.
Rikujtojmë se Rotary, më 11 qershor të këtij viti themelon distriktitin shqipfolës, në mesin e shumë distrikteve në botë. Me themelimin e distriktit, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Rotary Ndërkombëtare, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të komunitetit më tej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës