Wayne Rooney lëshoi një mesazh të fortë teksa u filmua duke folur me tifozët e Derby Countyt pasi klubi ra në League One.
Rams pësuan një humbje 1-0 ndaj QPR të hënën, dhe rënia e tyre u vulos pasi Reading që ishte duke humbur 4-1 kundër Swanseas ia doli të barazonte shifrat në 4-4, duke marr kështu një pikë.
Një grup i madh tifozësh u kthyen në terrenin stërvitor të klubit Moor Farm të hënën në mbrëmje dhe përshëndetën trajnerin e ekipit të Derbyt ndërsa ktheheshin nga udhëtimi i tyre në Loftus Road.
Rooney u filmua duke iu drejtuar mbështetësve të klubit, me disa nga lojtarët dhe stafin e trajnerëve duke qëndruar pas tyre.
Në një video e cila është bërë virale në Twitter, Rooney tha: “Jemi mirënjohës për mbështetjen që na keni treguar gjatë gjithë sezonit”.
“Ka qenë shumë e vështirë, ka qenë e vështirë, disa momente të vështira për ne dhe për ju veçanërisht”.
Tifozët e Derbyt përshëndetën Rooneyn, stafin e tij dhe lojtarët në terrenin stërvitor të klubit, në të cilin trajneri lëshoi një deklaratë sfiduese dhe i falënderoi ata për mbështetjen e tyre në një sezon të vështirë.
“Ishte shumë e vështirë, por ne u përpoqëm më së miri dhe bëmë gjithçka që mundëm”.
“Është për të ardhur keq që kemi rënë nga kategoria, por tani do të planifikojmë të sigurohemi që ky klub futbolli të kthehet”.
Fjalimi u prit me një duartrokitje nga mbështetësit e Derbyt me një tifoz duke u përgjigjur ‘fantastik’.
Derbi tregoi një shpirt të madh këtë sezon, pavarësisht se pësoi një zbritje prej 21 pikësh për shkak të shkeljes së rregullave të EFL dhe kalimit nën administrim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame