LAJMI I FUNDIT:

Rooney e cilëson Messin si më të mirin në histori, derisa thumbon ish-shokun e tij Cristiano Ronaldon: Për mua botërorin e fiton Argjentina

Rooney e cilëson Messin si më të mirin në histori, derisa thumbon ish-shokun e tij Cristiano Ronaldon: Për mua botërorin e fiton Argjentina

Wayne Rooney ka thënë se Argjentina është favoriti kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Legjenda angleze mendon se Argjentina ka përparuar jashtëzakonisht shumë që nga viti 2018 kur u eliminuan në 1/16 e finales nga Franca.

37-vjeçari ka thënë se tani ka më shumë lojtarë të mirë rreth Lionel Messit si dhe fitimi i Kupës së Amerikës iu ka dhënë besim argjentinasve për ta fituar këtë garë.


“Për mua, Argjentina është favoritja. Ndryshe nga viti 2018, ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe solid rreth Lionel Messit si Lautaro Martinez, Leandro Paredes, Rodrigo De Paul dhe sigurisht Angel Di Maria”.

“Fitimi i Kupës së Amerikës Viti i kaluar do t’u ketë dhënë besim dhe u ka hequr pak presionin. Klima do t’u përshtatet edhe atyre”, tha ai në një intervistë për The Times.

Tutje Rooney e ka quajtur Lionel Messin si më të mirin në histori, pas disa deklaratave thumbuese që pati anglezi me ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon.

Madje golashënuesi më i mirë në histori të Manchesterit e ka cilësuar Ronaldon në vetëm një golashënues.

“Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme për Messin dhe Ronaldon, por unë kam thënë shumë herë se Messi është më i miri. Kam parë shumë video të Diego Maradonës, i cili ishte një lojtar i ngjashëm, por Messi është më i mirë”.

“Messi ka gjithçka, ai kontrollon ndeshjet, driblimet e tij, asistimet e tij dhe golat, ndërsa Ronaldo është më shumë një golashënues”, shtoi Rooney. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori