LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati së shpejti lanson albumin “Rron”, pas 20 vitesh karrierë

Ronela Hajati së shpejti lanson albumin “Rron”, pas 20 vitesh karrierë
Ronela Hajati Foto: Instagram/ronelahajatiofficial

Për pothuajse një vit të tërë, artistja e njohur, Ronela Hajati nuk ka qenë aktive me prurjet muzikore.

Kjo ndonëse mund ishte si shkak i pandemisë coronavirus, por edhe për ndonjë arsye personale të artistes.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, Ronela ka bërë të ditur se me datën 15 mars do të lansojë albumin e titulluar “Rron”.


Titulli i prodhimtarisë muzikore ka ardhur nga emri i saj, ‘Rron-Ela’, pasi që gjërat rrojnë edhe pasi ikim.

Postimi i plotë i Ronelës:

“Rron” nga Rron- Ela … Kuptimi i emrit tim,që ma ka vendosur babai im! Që edhe pasi të ikim të rrojnë gjërat që lëmë pas…
“Rron” do jetë një album vizual që vjen pas 20 vitesh karrierë, muzikë,piano dhe çdo ditë që ju kam dedikuar asaj. “Rron” do të ketë 10 këngë, të gjitha të shoqëruara me video në dy pjesë, me 5 këngë
“Rron” do të ketë dhimbje, hakmarrje, pasion, seks, aventure, qejf, telefonata, mall, aheng por mbi të gjitha do të ketë dashuri! Dashuri për të gjithë ju që më keni dhënë duke më shtuar forcat për t’i mbijetuar një tregu sa kaotik dhe të vështirë dhe po aq të parezistueshme për mua! Kënga e parë “PROLOGUE” që është dhe Intro e albumit do të publikohet më 15 mars… Një këngë që shpreh dualizimin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen. Kënga e dyte “Shume i mire” publikohet më 10 prill dhe kënga e trete ” Aventura” publikohet më 1 maj… Në fund të majit dhe fillim qershori dalin dhe dy këngë të tjera që do jenë bashkëpunime. Më pas pjesa e dytë fillon në shtator duke mos përjashtuar daljen e ndonjë kënge tjetër jashtë albumit. Kam punuar me gjithë shpirt dhe jam e sigurt qe do ketë materiale për çdo grupmoshë, për çdo shije . Në këtë album jam kantautore! Të gjitha tekstet dhe muzika janë të miat por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë studiot që punoj e që më kanë dhënë një ndihmese tepër të madhe duke ma lehtësuar dhe zbukuruar punën!”.

Ronela përndryshe është ndër artistet që ka famë të bollshme në estradën shqiptare, duke u konsideruar si më të dëgjuarat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Magazina
Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Magazina
Xheneta Fetahu thotë se partnerin e ri e ka njohur para se të hynte në Big Brother Kosova

Xheneta Fetahu thotë se partnerin e ri e ka njohur para se të hynte në Big Brother Kosova

Magazina
Xheneta Fetahu feston ditëlindjen: Me lejoni t’ju tregoj se çfarë keni humbur

Xheneta Fetahu feston ditëlindjen: Me lejoni t’ju tregoj se çfarë keni humbur

Magazina
Nis darka e Gjestit dhe Eglit në suitë

Nis darka e Gjestit dhe Eglit në suitë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori