LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Superliga e Arabisë Saudite do të jetë një nga pesë kampionatet më të mira në botë

Ronaldo: Superliga e Arabisë Saudite do të jetë një nga pesë kampionatet më të mira në botë

Cristiano Ronaldo ka thënë se Superliga e Arabisë Saudite do të jetë një nga pesë kampionatet më të mira në botë, pasi luajti në fitoren e fundit të Al-Nassr të martën mbrëma.

Ronaldo e ndihmoi Al-Nassr për një fitore të jashtëzakonshme ndaj Al-Shabab, falë një goli të bukur nga distanca, duke ia siguruar tri pikët.

Fitorja i mban ata gjallë në garën për titull, pasi tani janë në vendin e dytë në kampionat, tre pikë prapa Al-Ittihad, me dy ndeshje për të luajtur deri në fund.


Ronaldo shënoi supergol dhe ia siguroi fitoren Al-Nassr, pas golit festoi duke u ulur në ‘sexhde’
Lexo po ashtu Ronaldo shënoi supergol dhe ia siguroi fitoren Al-Nassr, pas golit festoi duke u ulur në ‘sexhde’

Pas një paraqitjeje frymëzuese, Ronaldo përshëndeti ligën vendase dhe sugjeroi që ajo do të bëhet një nga pesë kampionatet më të mira në botë në vitet e ardhshme nëse ata vazhdojnë të ecin në rrugën e zhvillimit.

“Liga Saudite po bëhet më e mirë, vitin e ardhshëm do të jemi edhe më mirë. Hap pas hapi mendoj se kjo ligë do të jetë në pesë ligat më të mira në botë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Por, atyre u duhet kohë, ata kanë nevojë për lojtarë dhe infrastrukturë. Besoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, njerëz të mrekullueshëm dhe liga do të jetë e mrekullueshme”, përfundoi ylli portugez.

Ndryshe, Ronaldo ka arritur në kuotën e 14 golave nga 15 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Arabisë, teksa ka shtuar edhe dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori