Ish-sulmuesi i Aston Villas, Gabriel Agbonlahor beson se Cristiano Ronaldo nuk do ta refuzonte mundësinë për t'u bashkuar me rivalët e Manchester United, Liverpoolin, nëse skuadra e Jurgen Klopp bën një përpjekje për të blerë yllin portugez.

Cristiano Ronaldo kohët e fundit i kërkoi Manchester United që ta lejojë atë të largohet nga klubi pasi dështoi të luajë në Ligën e Kampionëve.


“Cristiano Ronaldo do t'i bashkohej Liverpoolit në verë, nëse do të mundej. Ata janë rivalë të mëdhenj të Man United, por bëhet fjalë për Ronaldon”.

ronaldo 3

"Ai do të shkojë kudo që mund të luajë ende në Ligën e Kampionëve, të rris rekordin e tij dhe të fitojë tituj. Unë nuk mendoj se Ronaldo ka ndonjë besnikëri ndaj Man United, Real Madrid apo Juventus", deklaroi ai.

Ronaldo nuk udhëtoi me skuadrën për turneun e tyre parasezonal dhe pati një takim me klubin, ku dyshohet se u kërkoi atyre të përmendnin çmimin për ta liruar.

Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Sporting CP janë shfaqur të gjithë si kandidatë potencialë për të nënshkruar me yllin 37-vjeçar përpara sezonit 2022/23./Telegrafi/

telegrafi sport app