Emri i Cristiano Ronaldos do të përmendet shumë në historinë e futbollit.

Ylli portugez ka shënuar golin e parë në ndeshjen finale ndaj Juventusit, duke i siguruar epërsi Real Madridit qysh në minutën e 20 të ndeshjes.


Megjithatë, ky gol në finale kishte vlerë edhe më të madhe për Ronaldon, pasi bëhet finalja e tretë që portugezi shënon gol, shkruan Telegrafi.

Me këtë gol, Ronaldo bëhet futbollisti i parë që shënon në tri finale të ndryshme të Ligës së Kampionëve.

Portugezi kishte shënuar me Manchester Unitedin në finalen e vitit 2008 ndaj Chelseat, ndërsa në dy finale tjera me Real Madridin, në vitin 2014 ndaj Atletico Madridit në vazhdime dhe tani ndaj Juventusit. /Telegrafi/

cr7 e1496517695484

telegrafi sport app