LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd

Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo po peshon të ardhmen e tij në Old Trafford dhe ajo thuhet se varet nga emri i trajnerit të ardhshëm.

Ralf Rangnick është aktualisht në detyrë të përkohshme pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua më herët gjatë sezonit aktual.

Megjithatë, klubi nga Old Trafford ende duhet të konfirmojë se kush do të jetë trajneri i tyre pas fundit të sezonit aktual.


Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick
Lexo po ashtu Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick

Ronaldo është kontraktuar me klubin për një sezon të mëtejshëm pas këtij, por ka disa pasiguri për të ardhmen e tij me klubin që po përballet me një sfidë të vështirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit ESPN, Ronaldo do të presë të shohë se kush do të jetë menaxheri i përhershëm i klubit për të vendosur nëse ai duhet të qëndrojë edhe për një sezon.

Pogba mund të mbetet te Man Utd, por vetëm me një kusht
Lexo po ashtu Pogba mund të mbetet te Man Utd, por vetëm me një kusht

Paul Pogba thuhet se e ka bërë të qartë se preferon që në krye të klubit të mbetet Rangnick, por portugezi Ronaldo nuk duket aq i lumtur nëse gjermani mbetet trajner edhe në sezonin e ardhshëm.

Erik ten Hag i Ajaxit dhe Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain janë përmendur si dy emrat më të mundshëm për të marr drejtimin e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori