Andrea Pirlo e la Cristiano Ronaldon në bankën rezervë për fitoren 3-1 të Juventusit ndaj Lazios të shtunën në mbrëmje.

Me një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Portos që vije të martën, sulmuesit iu dha një pushim - edhe pse ai nuk dukej shumë i lumtur për këtë.


Siç është gjithmonë rasti, disa kamera ishin pranë CR7 për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe shprehjet e ndryshme të fytyrës sugjeruan që ai do të kishte preferuar më shumë të ishte në fushë.

Ronaldo1

Përfundimisht, fytyra e tij u lumturua pasi Alvaro Morata udhëhoqi rikthimin e Juventusit dhe Ronaldo u pa duke duartrokitur kur skuadra e tij shkoi përpara dhe ai ndau një përqafim me spanjollin.

Ronaldo më pas hyri në vend të Moratas për 21 minutat e fundit.

Pas ndeshjes, Pirlo shpjegoi saktësisht pse e kishte lënë Ronaldon jashtë për këtë lojë.

Pirlo Juve what a reaction force Ronaldo A little rest

"Ai kishte luajtur në tetë ose nëntë ndeshje radhazi, kështu që ne ramë dakord mbi këtë vendim gjatë javës", ka thënë trajneri.

Juventus tani përballet me Porton në shtëpi të martën, ku do të shikojë të përmbysë deficitin 2-1 nga ndeshja e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app