Ronaldinho thuhet se është dënuar nga shteti i Brazilit për shmangie të tatimeve.

Sipas mediave braziliane, legjenda e Barcelonës është dënuar nga autoritet e vendit të tij për shmangie të taksave dhe vonesë të pagesës në tatime.


39-vjeçari thuhet se është gjobitur me dy milionë euro si dhe i janë bllokuar 57 asetet nga shteti amerikano-latin.

ronaldinho

Problemet për ish-anëtarin e Milanit filluan në vitin 2014, atëherë kur u pensionua nga futbolli, pasi tentoi të futej në botën e biznesit.

Tani nga shteti i Brazilit thuhet se i janë konfiskuar edhe disa vila dhe prona të tjera, shkaku i vonesave në taksa dhe disa biznese ilegale. /Telegrafi/

telegrafi sport app