Rona Nishliu mbush 30 vjet, kjo ishte befasia e madhe për ditëlindjen e saj! (Foto)

Këngëtarja Rona Nishliu ka festuar dje (e enjtë) ditëlindjen e saj të 30-të.
Në një ambient të ngrohtë, pranë familjes dhe miqve të saj të ngushtë, Rona është ndjerë më se e lumtur për surprizat që ishin planifikuar për të.
Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi, ku shihen të grumbulluara të gjitha dhuratat që ajo ka marrë.
Rona ka thënë se i pëlqejnë shumë befasitë dhe ato të ditës së djeshme kanë qenë më të mirat që i janë bërë ndonjëherë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































