Hajduku i Splitit ka dhënë shenja rikthimi në kampionat, ku shënoi fitore bindëse 3-0 ndaj Slaven Belupos, ndërsa mbrojtësi kosovar Ron Raçi ishte titullar dhe zhvilloi 90 minuta të plota.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar bëri një paraqitje shumë solide, duke udhëhequr me siguri prapavijën dhe duke kontribuar që Hajduku ta ruajë portën e paprekur.


Në aspektin statistikor, Raçi regjistroi tri spastrime, fitoi 6 duele nga 8 të zhvilluara dhe realizoi 50 pasime të sakta nga 55 tentativa, me një saktësi prej 91%.

Sipas të dhënave të platformës SofaScore, ai u vlerësua me notën 7.3 – një tregues i qartë i stabilitetit që po sjell në skuadër.

Raçi u bashkua me Hajdukun këtë verë nga Prishtina, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut.

Performanca e tij e fundit tregon se po përshtatet shpejt me futbollin kroat dhe shihet si një aset premtues për të ardhmen e klubit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app