Ron Raçi ka debutuar me fanellën e Hajduk Split në fitoren ndaj Goricas

Ron Raçi shënoi një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke debutuar me fanellën e Hajdukut të Splitit, pas transferimit nga Prishtina.
Ai u aktivizua në minutën e 84-të në ndeshjen ndaj Goricas, ku skuadra e tij arriti fitoren 2-0 falë dy golave nga penalltitë e realizuara nga Michele Sego dhe Yassine Benrahou.
Edhe pse luajti vetëm 14 minuta, Raçi tregoi qetësi dhe siguri në pasimet e tij, duke përfunduar me pesë pasime të sakta, përfshirë edhe një pasim të gjatë dhe të saktë që ndihmoi organizimin e lojës.
Ky debutim vjen pas kalimit të tij nga Prishtina te një nga klubet më të mëdha kroate, duke shënuar kështu një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.
Në këtë takim munguan dy nga yjet kryesorë të Hajdukut, Marko Livaja dhe Ante Rebic, por skuadra arriti të fitojë falë organizimit të mirë dhe përkushtimit në fushë.
Përveç Raçit, nga minuta e parë aktivizuar ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Aridon Pajaziti. Ndërkaq, te Gorica pati minuta edhe futbollisti tjetër shqiptar, Medin Gashi, i cili u transferua këtë vit nga Prishtina në Kroaci. /Telegrafi/






















































